Telegrafi

Natë e ‘çmendur’ në NBA: Këto janë Top 10 aksionet e xhiros së mbrëmshme (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Ndeshja kryesore u zhvillua në palestrën AT&T Center, ku Golden State Warriors i është hakmarrë San Antonios për humbjen e para disa javëve.

Lexo po ashtu 'Zoti triple-double' i NBA-s realizon 57 pikë (Video)

Edhe Russell Westbrook ka realizuar një ‘triple-double’ në saje të 57 pikëve 13 kërcimeve dhe 11 asistimeve, transmeton Telegrafi.

E në një mbrëmje të çmendur, ka pasur shumë aksione dhe ‘ngulitje’ në kosh, të cilat tashmë janë përzgjedhur më të mirët.

Më poshtë janë top 10 aksionet e xhiros në NBA. /Telegrafi/