Khabib Nurmagomedov mund të ketë dhënë një shfaqje të mirë në luftën e tij të fundit në UFC, duke mposhtur Justin Gaethje në raundin e dytë, por Nate Diaz qartë nuk ishte i impresionuar me këtë fitore.
Khabib mbrojti titullin e tij në peshat e lehta në UFC 254 të shtunën në mbrëmje kundër kampionit të përkohshëm Gaethje, dhe vazhdoi rekordin pa humbje 29-0.
Para luftës, ish-shoku i skuadrës së rusit, Daniel Cormier kishte sugjeruar që ndeshja me Gaethje ishte ndeshja më e vështirë e tij, por Khabib bëri një punë relativisht të lehtë në këtë luftë.
Pasi rrëzoi kundërshtarin e tij në fund të raundit të parë, ai bëri atë që di të bëjë më së miri në fillim të raundit të dytë dhe e ‘mbyti’ amerikanin pas vetëm një minute dhe 34 sekondash të pesë minutave të dyta.
Diaz, i cili ka një rrip të zi në ‘jiu-jitsu’, qartë nuk ishte i impresionuar me aftësitë e luftëtarit në këtë meç ndërsa ai shkoi në Twitter rreth kësaj.
“Rrip i bardhë”, ishte postimi i Diaz në Twtter. /Telegrafi/
https://twitter.com/NTranslater/status/1320105580271460352
Momentet kyçe nga dueli:
https://youtu.be/duxry6dnHLM