Site icon Telegrafi

Nate Diaz i befasuar me ndalimin e meçit nga mjekët dhe gjyqtarët

Nate Diaz (Foto: Steven Ryan/Getty Images/Guliver)

Nate Diaz ka mbetur i befasuar pas përfundimit të parakohshëm të ndeshjes ndaj Jorge Masvidal të vlefshme për rripin e UFC 244.

Amerikani Masvidal e ka mposhtur bashkëkombësin e tij me nokaut teknik në raundit e tretë.

Deri tek ndërprerje e ndeshjes erdhi, pasi doktorët detyruan gjyqtarët për një gjë të tillë pas gjakosjes së madhe të Diazit.

Lexo po ashtu Masvidal fiton me dominim përballjen e përgjakshme ndaj Diaz, mjekët detyruan gjyqtarët ta ndërprenë ndeshjen para kohe

Megjithatë, kjo ndërprerje e parakohshme e ndeshjes nuk i ka pëlqyer aspak 34-vjeçarit Diaz.

Gjendja e Diazit (Foto: Steven Ryan/Getty Images/Guliver)

Diaz ka thënë se ishte i tronditur që mjeku ndaloi luftën ndaj Masvidalit.

Lexo po ashtu Masvidal tregohet i madh pas fitores, i ofron menjëherë revanshin Diazit: Nuk më pëlqen ta lë oktagonin kështu

“Unë nuk mendova se ata do ta ndalonin atë. Isha duke u përgatitur për të rifilluar luftën”, ka thënë Diaz pas ndeshjes.

Pavarësisht se çfarë mund të ketë ndodhur në dy raundet e fundit, nuk kishte dyshim se Masvidal ishte më i mirë në meç, pasi arriti edhe ta rrëzoj në tok dy herë. /Telegrafi/

Exit mobile version