Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka përkujtuar momentin e vrasjes së avokatit të njohur shqiptar Bajram Kelmendi, bashkë me dy bijtë e tij nga policia serbe, në momentin kur filluan bombardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake e policore serbe, 20 vjet më parë.
Kandiq përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se si e kishte telefonuar Nekibe Kelmendi në natën kur asaj policia dhe ushtria serbe ia kishin marrë burrin dhe dy djemtë e saj, të cilët më pastaj u gjetën të vrarë.
“Para 20 vitesh, rreth orës 02 pas mesnatës cingërroi telefoni, dëgjova zërin e plot shqetësim të Nekibe Kelmendit: E morën Bajramin dhe djemtë’. Të nesërmen u gjetën trupat e tyre. Kështu filloi vrasja e shqiptarëve më të respektuar. Kjo ishte ‘mbrojtja’ e ushtrisë dhe policisë serbe”, ka shkruar Natasha Kandiq.
Pre 20 godina, oko 2 sata posle ponoći zazvonio je telefon, čula sam izbezumljen glas Nekibe Kelmendi: "Odveli su Bajrama i sinove." Sutradan su nađena njihova tela. Tako je počelo, sa ubijanjem najuglednijih Albanaca. To je bila "odbrana" srpske vojske i policije.
— Natasa Kandic (@natasakandic) March 24, 2019
Postimi i humanistes serbe Natasha Kandiq ka marrë komente të ndryshme. Shumica e komentuesve serbë e gjykojnë atë se pse po iu del në mbrojtje viktimave shqiptare.
Ish avokati i njohur, Bajram Kelmendi dhe dy bijtë e tij Kastrioti dhe Kushtrimi, në natën mes 24 dhe 25 marsit 1999, ishin marrë nga në shtëpinë e tyre nga policia serbe dhe më pas ishin vrarë. /Telegrafi/