Natasha Gaber-Demjanovska rizgjidhet drejtoreshë e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë
Drejtoreshë e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë është rizgjedhur Natasha Gaber-Demjanovska.
Gaber-Demjanovska u zgjodh me tetë vota “për” dhe një abstenim në seancën e sotme të Bordit drejtues të Akademisë.
Në garë për drejtor të Akademisë ishin edhe tre kandidatë, gjyqtarët Nenad Saveski, i cili mori tre vota “për”, pesë kundër dhe një abstenim dhe gjyqtari Andrej Dimovski për të cilin ishin nëntë vota kundër. Gjyqtarja Emilia Çopar-Jovanova nuk është votuar për shkak të mosplotësimit të kushteve.
Ky është mandati i dytë katërvjeçar i Gaber-Damjanovskës. Ajo është ish-gjyqtare kushtetuese dhe drejtoreshë e Institutit për Kërkime Juridike Sociologjike dhe Politike, dhe për herë të parë u zgjodh drejtoreshë e Akademisë në nëntor të vitit 2018./Telegrafi/