Telegrafi

Natasha Gaber-Damjanovska nga Maqedonia merr më shumë vota për në Gjykatën e Strazburgut

Gjykatësja nga Maqedonia do të marrë funksionin nga 1 shkurt i vitit 2017, mandat të cilin deri tani e ka bartur gjyqtarja Mirjana Lazarova Trajkovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komiteti për përzgjedhjen e gjyqtarëve, në gjykaten Evropiane për të drejtat e njeriut, zhvilloi disa intervista me kandidatët nga Maqedonia, dhe Asambleja e Parlamentit të Këshillit Evropian për Maqedoni, zgjodhi gjyqtaren Natasha Gaber Damjovska, e cila morri më shumë vota se kandidati tjetër, Prokurori Jovan lievski.

Kandidati i tretë, Ambasador për në Vatikan Zvonimir Jankullovski, nuk është përmendur në propozim.

Raporti i publikuar nga Komisioni për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, tha se takimet që janë kryer, intervistat me kandidatët për gjyqtarë janë bërë në një takim në Paris, më 29 dhe 30 shtator 2016. Komiteti i intervistojë të gjithe kandidatët nga Maqedonia me 30 shtatorë.

Komiteti rekomandoj gjykatësen Damjanovska në gjykaën Evropiane. Gjyqëtarja maqedonase do te marrë funksionin nga 1 shkurti i vitit 2017, atëher kur kalon edhe afati i gjyqëtares së deritanishme Mirjana Lazarova-Trajkovska./Telegrafi/