Natasa Djukanovic është CMO në Domain.me. Ajo ka punuar në tri industri të ndryshme, si në sektorin publik dhe atë privat. Specialitetet e saj përfshijnë: planifikimin strategjik, analizën dhe raportimin, marketingun, mediat sociale, menaxhimin e komunitetit, PR dhe komunikimin, mentorimin e startup-eve dhe bashkëbiseduese.
Natasa është gjithashtu një bashkë-themeluese e Digitalizuj.me, një OJQ lokale e cila është një organizatë jo-fitimprurëse që shqyrton fuqinë transformuese të teknologjisë përmes projekteve të ndryshme dhe leksioneve. Është gjithashtu një drejtuese e Spark.me, një nga konferencat më të mëdha teknologjike / biznesit në Evropën Juglindore.
Darko Buldioski është themelues i agjensisë së marketingut dixhital dhe komunikimit NewMediaMK si edhe një drejtor i programit të Konferencës ALLWEB. Ai ka përvojë pune në një shumëllojshmëri të projekteve të ndryshme në internet, duke përfshirë zhvillimin dhe zbatimin e faqeve të internetit, blogeve, rrjetet sociale dhe strategjitë e medias online. Ai dhe ekipi i tij kanë zhvilluar disa nga fushatat më inovative dixhitale dhe në mediat sociale në Ballkan.
Ai është një adoptues i hershëm, promovues dhe edukator. Posedon një mprehtësi në përdorimin e Web, eksperiencën e përdoruesit, dhe dizajnin e informacionit. Me NewMediaMK ai fitoi përvojë duke punuar për si për market e mëdha ashtu edhe për ato të vogla.
Darko ka qenë për një kohë të gjatë edukator, pedagog dhe drejtues. Për më shumë se 10 vjet ai drejton Komuniakcii.net – një blog për median dhe marketingun shkruar në gjuhën maqedonase.
AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Digjital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare.
Gjeni videot e edicionit të fundit në AllWeb 2015.
Në web faqen zyrtare, www.allweb.al mund të gjeni edhe informacionin për biletat dhe të përfitoni mundësinë e blerjes së hershme – Early Bird – për të marrë pjesë. /Telegrafi/