Site icon Telegrafi

Nataliya Apostolava, pasardhësja Zbogarit

Pasardhësja e Samuel Zbogarit, në postin e Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të jetë Nataliya Apostolova.

Apostolova, e lindur më 23 qershor 1964 në Bullgari, aktualisht është zëvendësshefe e Delegacionit të BE-së në Egjipt. Me këtë shtet ajo konsiderohet se ka marrëdhënie mjaft të mira, shkruan lajmi.net

51-vjeçarja më parë ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerim dhe gjithashtu në përfaqësim të përhershëm të Bullgarisë në BE. Në shtetin e saj, në vitet e ‘90-a, Apostolova ka punuar edhe si prokurore në shërbimin kombëtar për hetime pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Ajo ka përfaqësuar Bullgarinë edhe në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës.

Gjuhët e huaja që flet Apostolova janë anglishtja, rusishtja dhe frëngjishtja.

Exit mobile version