Site icon Telegrafi

Natalie Portman shkëlqen me dukjen në Festivalit Amerikan të Filmit në Deauville, ku nderohet me çmim

Natalie Portman shkëlqeu e veshur me një fustan të mrekullueshëm gjatë Festivalit Amerikan të Filmit në Deauville të premten.

Aktorja fituese e çmimit “Oscar”, 43 vjeçe, mori pjesë në këtë ngjarje glamuroze në komunën franceze e veshur me një fustan të mrekullueshëm me teksturë dhe mëngë të fryra.

Veshja e zezë dhe argjendtë ishte zbukuruar me një dizajn dramatik në pjesën e përparme të fustanit, shkruan DailyMail.

Natalie e kombinoi veshjen me një rrip të zi në belin e saj të ngushtuar dhe e plotësoi stilin me një varëse moderne abstrakte.

Ajo ishte në ceremoni për të marrë “Çmimin e Talentit Deauville 2024” nga legjenda franceze e aktrimit Isabelle Adjani, 69 vjeçe, dhe të dyja pozuan së bashku me trofeun e ri.

Karriera e Natalie filloi rastësisht kur u zbulua nga një agjent në një restorant pica. Ajo pati suksesin e parë të madh kur, së bashku me Britney Spears, u zgjodhën si zëvendësuese për yllin e ardhshëm të teatrit “Laura Bell Bundy” në shfaqjen muzikore ‘Off-Broadway Ruthless!’ në vitin 1992.

Debutimi i saj në film erdhi në vitin 1994 me rolin e një nxënëseje të re në “Léon: The Professional”, përballë aktorit Gary Oldman, i cili më vonë do të luante në sagën “Harry Potter”.

Pas suksesit në rolin e Anne Frank në shfaqjen e mirënjohur të Broadway-it “The Diary of Anne Frank”, ajo u zgjodh si Padmé Amidala në sagën “Star Wars”.

Kalimi i saj në famën e të rriturve erdhi me role të rëndësishme në “Closer”, “Black Swan”, dhe “Jackie”, dhe çmimi në ‘Deauville’ ishte një njohje për qëndrueshmërinë e saj në Hollywood.

Kur u njoftua se ylli i “My Blueberry Nights” ishte përzgjedhur për këtë nderim, organizatorët e festivalit theksuan se arsyeja ishte shumëllojshmëria e saj.

Një përfaqësues tha: “Të gjitha këto role dallohen nga prania e saj ambivalente, një përzierje force dhe brishtësie”.

“Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka provuar aftësinë për të portretizuar të gjitha llojet e personazheve me thellësi dhe saktësi”. /Telegrafi/

Exit mobile version