Telegrafi

Natalie Portman po përpiqet ta shpëtojë martesën me Benjamin Millepied mes tradhtisë së këtij të fundit me një grua 25 vjeçare

Natalie Portman dhe partneri i saj, balerini Benjamin Millepied, janë duke luftuar për të shpëtuar martesën e tyre pasi ajo zbuloi se ai kishte një lidhje me një grua 25-vjeçare.

Është thënë se dyshja, të cilët u martuan në vitin 2012, u ndanë vitin e kaluar, por ia dolën të përballonin problemet e tyre e të pajtoheshin.

Tani aktorja e famshme është tronditur sërish pasi u raportua se ai e tradhtoi me një grua tjetër.

Foto: Backgrid

Disa fotografi të reja thonë se balerini i njohur ka kaluar kohë me Camille Etienne.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Natalie Portman

Një burim i afërt me çiftin ka thënë për Page Six se: “Ata nuk janë ndarë dhe po përpiqen t’i zgjidhin gjërat. Beni po bën gjithçka që mundet që Natalie ta falë. Ai e do atë dhe familjen e tyre”.

“Fokusi më i madh për momentin është mbrojtja e fëmijëve”, thuhet më tej.

Foto: Backgrid

Portman dhe Millepied u fotografuan për herë të fundit në një koncert të Beyonce më 26 maj.

Etienne nga ana tjetër është një mike e Greta Thunberg, e cila ka bërë një sërë filmash të shkurtër mbi mjedin dhe ka shkruar edhe disa libra.

Foto: Backgrid

Portman dhe Millepied u takuan në vitin 2009 në xhirimet e filmit të saj “Black Swan”.

Çifti kanë djalin Aleph, 12 vjeç dhe Amalia, 6 vjeçe.

Foto: MEGA

I njëjti mes tjerash ishte në një lidhje të gjatë edhe me balerinën tjetër, Isabella Boylston. /Telegrafi/

Foto: Wire Image