Telegrafi

Natalie Portman me kurs ‘online’ të aktrimit

Natalie Portman (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Aktorja hollivudiane, Natalie Portman, ka vendosur të nisë një kurs aktrimi. vendosi të shfrytëzojë talentin e saj për të fituara ekstra. Ajo kohët e fundit nisi kursin online në faqen e internetit të MasterClass. Aktorja premtoi se pjesëmarrësit në kurs do të paguajnë 90 dollarë në muaj (80 euro), për të fituar përvojat e saj dhe njohuritë në fushën e aktrimit, regjisë dhe produksionit.

Ajo gjithashtu premtoi se do të zbulonte si të hulumtohen karakteret reale dhe fiktive, si punohet me regjisorët, duke ndërtuar një personalitet fizik, duke zgjedhur një zë dhe një dialekt për rolin në film dhe shumë gjëra shumë interesante nga karriera e saj e pasur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Natalie Portman

“Me këtë kurs, unë mund të ndaj me ju përvojën që kam fituar si aktore për 25 vjet. Këto këshilla janë të rëndësishme për mua dhe unë kam parë se si i ndihmojnë të tjerët”, ka thënë fituesja e çmimit Oscar, transmeton KP.

Natalie Portman (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Përveç të qenit aktore për gati 15 vite, Portman është edhe psikologe e diplomuar në Universitetin prestigjioz të Harvardit.

Gjatë paraqitjes së projektit të ri, aktorja pranoi se shpesh ndihej e frikësuar nga marrja e roleve të reja, duke shtuar se ajo ishte vërtet frymëzuese për të parë çdo rol si majën e karrierës, gjë që i bëri të dukshme rezultatet.