Është fituese e çmimit Oscar dhe Golden Globe, por eksperiencat e Natalie Portman në Hollivud nuk kanë qenë gjithmonë të këndshme.
Në një intervistë për revistën “Porter”, aktorja e famshme thotë se ka pasur rreth 100 histori ngacmimesh seksuale.
“Kur dolën në sipërfaqe abuzimet në Hollivud, thashë me vete që unë nuk kam asnjë histori të tillë. Më pas u kujtova që kam 100 histori të tilla”, deklaroi Portman.
Aktorja kujtoi njërën nga këto histori, teksa pranoi se ka edhe shumë tjera.
“Isha në avionin privat të një producenti të famshëm dhe ishte rregulluar vetëm një shtrat. Nuk ndodhi asgjë, nuk u sulmova”.
“Thashë që nuk isha rehat me atë gjë dhe u respektua dëshira ime”, përfundoi Portman.
Pasojat e ngacmimeve tashmë i ka parë Kevin Spacey i cili është larguar nga filmat ku ishte pritur të angazhohej, teksa Harvey Weinstein do t’u drejtohet gjykatave për akuza të tilla.
Edhe Eliza Dushku doli publikisht për të treguar ngacmimet seksuale në karrierën e saj. /TCH/Telegrafi/