Natalie Portman është divorcuar nga bashkëshorti i saj prej 11 vitesh, Benjamin Millepied.
Aktorja e “Star Wars”bëri kërkesë për divorc tetë muaj më parë dhe procedurat tani janë finalizuar në Francë, ku ata jetonin, raportoi revista People.
Çifti kanë dy fëmijë.
Ndarja e tyre erdhi pasi Millepied, një regjisor dhe koreograf, u përball me akuza për tradhti vitin e kaluar.
Ai dhe Portman, 42 vjeçe, nuk pranuan të komentojnë publikisht mbi këtë çështje.
Portman u takua me Millepied kur, si koreograf për filmin “Black Swan” të vitit 2010, ai i mësoi asaj sekuenca baleti.
Më vonë, ajo fitoi një ‘Oscar’ për performancën e saj.
Në dhjetor të vitit 2010, çifti njoftoi se ishin fejuar dhe në pritje të fëmijës së tyre të parë. /Telegrafi/