Telegrafi

Natalie Portman dhe Benjamin Millepied u panë duke shkëmbyer puthje – pak ditë para se të dilte skandali i tradhtisë

Gjithçka ishte mirë vetëm një javë më parë.

Natalie Portman dhe bashkëshorti Benjamin Millepied u panë duke shkëmbyer puthje vetëm disa ditë para se të dilte lajmi për lidhjen e tij të dyshuar me Camille Etienne.

Më 29 maj, çifti – të cilët u martuan në vitin 2012 – u panë duke u puthur dhe duke u shoqëruar me miqtë e tyre.

Foto: MEGA

Ylli i “Black Swan” shihej duke qëndruar jashtë ndërsa mbante një gotë verë në duar.

Dalja e tyre romantike erdhi vetëm katër ditë para se të shfaqej lidhja e supozuar e balerinit francez me Etienne, 25 vjeçe.

Lexo po ashtu Kush është Camille Etienne - gruaja me të cilën dyshohet se Benjamin Millepied e tradhtoi aktoren Natalie Portman

Të premten u tha se Millepied po lufton mjaft shumë për të shpëtuar martesën me Portman.

Foto: MEGA

Të njëjtit u tha se janë ndarë vitin e kaluar, por që u ribashkuan sërish.

Ata u fejuan në vitin 2010 dhe u martuan në Big Sur, Kaliforni, dy vjet më vonë.

Foto: Getty Images

Çifti kanë dy fëmijë: djali Aleph, 12 vjeç dhe vajza Amalia , 6 vjeçe. /Telegrafi/

Foto: Instagram