Gjithçka ishte mirë vetëm një javë më parë.
Natalie Portman dhe bashkëshorti Benjamin Millepied u panë duke shkëmbyer puthje vetëm disa ditë para se të dilte lajmi për lidhjen e tij të dyshuar me Camille Etienne.
Më 29 maj, çifti – të cilët u martuan në vitin 2012 – u panë duke u puthur dhe duke u shoqëruar me miqtë e tyre.
Ylli i “Black Swan” shihej duke qëndruar jashtë ndërsa mbante një gotë verë në duar.
Dalja e tyre romantike erdhi vetëm katër ditë para se të shfaqej lidhja e supozuar e balerinit francez me Etienne, 25 vjeçe.
Të premten u tha se Millepied po lufton mjaft shumë për të shpëtuar martesën me Portman.
Të njëjtit u tha se janë ndarë vitin e kaluar, por që u ribashkuan sërish.
Ata u fejuan në vitin 2010 dhe u martuan në Big Sur, Kaliforni, dy vjet më vonë.
Çifti kanë dy fëmijë: djali Aleph, 12 vjeç dhe vajza Amalia , 6 vjeçe. /Telegrafi/