Këngëtarja Natalie Imbruglia ka njoftuar se është bërë nënë për herë të parë në moshën 44 vjeçare.
Ylli i muzikës pop, e cila e ka provuar veten edhe në aktrim, kishte përdorur procedurën IVF (fertilizimi in vitro) për të mbetur shtatzënë.
Ajo e ka publikuar një fotografi në Instagram duke e ndarë me fansat e saj lajmin e gëzuar dhe është shprehur shumë e lumtur që është bërë nënë.
“Mirë se vjen në botë… Max Valentine Imbruglia”, ka shkruar mes tjerash në përshkrim duke treguar edhe emrin e fëmijës.
Imbruglia njoftoi në korrik se do të bëhej nënë dhe se spermën për IVF e ka marrë nga një dhurues. /Telegrafi/