Natalie Dormer dhe Emily Ratajkowski do të paraqiten në trilerin fantastik, “In Darkness”, i cili sjell tregimin për nëntokën kriminale londineze.
Sipas komenteve pas paraqitjes së parë të shkurtër, projekti i ri i regjisorit dhe skenaristit, Anthony Byrne, ka një koncept të mirë, mirëpo ngjarja nuk sjell diçka të re në botën e filmit.
“In Darkness” sjell tregimin e një muzikanteje të verbër, e cila dëgjon një vrasje në banesën nën të.
Nuk dihen më shumë detaje në lidhje se si rrjedh ngjarja e filmit që zhvillohet në kryeqytetin anglez.
Krahas Dormer, e cila është e njohur për rolin e Margeryt nga seriali “Game of Thrones” dhe manekines Ratajkowski, në filmin e ri luajnë edhe Ed Skrein, Joely Richardson, James Cosmo, Neil Maskell, Kim Adis dhe shumë të tjerë.
Filmi do të nisë shfaqjen nëpër kinematë amerikanë nga 25 maji i këtij viti.
Ndërkaq, në vendet tjera të botës, shfaqja do të fillojë disa ditë më vonë. /Telegrafi/