Nata e Viti të Ri në Shkup kaloi e qetë dhe pa incidente më të mëdha, infromoi ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu, i cili sot pati takim pune me Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup, ku u takua me udhëheqësit e këtij sektori, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më tej ministri Nuhiu informoi për gjendjen e rendit publik dhe qetësinë përgjatë natës së Viti të Ri në rajonin e SPB në Shkup, ku ishte një natë e qetë.
Nuhiu gjithashtu ishte në vizitë edhe në Spitalin Special për Gjinekologji dhe Akusheri “Nënë Tereza” në Çair, ku së bashku me drejtorin e këtij objekti shëndetësor, Bashkim Ismaili, nënën 25 vjeçare Hikmet Ramadan Nuredini, i uruan për foshnjen e parë të lindur në vitin 2017, dhe në emër të MPB-së i ndau dhuratë./Telegrafi/