Zvicra ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-1 në përballje me Serbinë në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve.
Nga minuta e parë në fushë katër shqiptarë. Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Gjë që e urrenin serbët, që në ditët e fundit kishin filluar një fushatë mediatike, kundër djelmoshave shqiptarë.
Lajme nga më të ndryshimet, duke nxjerrë certifikata të falsifukaura serbe, e lajme nga më të ndryshimet, për t’i ulur poshtë djelmoshat shqiptarë.
Pjesa e parë e mirë me lojë, por jo me rezultat, pasi Serbia kishte shënuar për 1-0.
Por pjesa e dyti nisi me Granitin. Gjuajte e fuqishme, sikurse dhimbjet e tij dhe tregimet e babait për burgun.
Një shfryrje e tij në rrjetën serbe.
Festa. Shqiponja në pah. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e tij. Në festë bashkohet edhe Valoni, pasi shqiponja duhet të valojë.
Kur të gjithë pritën barazimin, shqiponjat nuk e kishin kryer misionin.
Si të harrohej Xherdan Shaqiri. Ylli i madh shqiptar merr një top nga gjysma e fushës dhe me një vrap të shpejtë e mes pengesave të mëdha, ai shpërtheu dhe shënoi për ta gjunjëzuar Serbinë.
Festa e tij! Madhështore…. Shfaq shqiponjën dhe pastaj edhe muskujt, për të treguar forcën shqiptare ndaj tyre.
Aty bashkohet të gjithë, edhe Graniti e Valoni, por edhe Blerimi që e kishte lëshuar fushën më herët.
Faleminderit djema për një natë të paharrueshme, faleminderit që treguat kush jeni dhe nga vini. /Telegrafi/