Site icon Telegrafi

Nata e parë e martesës, në burg

Harry e Claire Arnold janë arrestuar në ditën e kurorëzimit të tyre për shkak të dehjes. Bashkëshortët e rinj e kanë festuar kurorëzimin e tyre në prani të miqve dhe familjes në një klub para se të shkonin për “ushqimin e parë martesor” në një lokal të afërm.

Mirëpo krejt ka filluar të shkoj mbrapsht kur një roje në stacionin e autobusit e ka lutur çiftin, i cili po priste autobusin për t’u kthyer në shtëpi, që të shuajnë cigaret e tyre dhe ata kanë rezistuar.

Pas pak kohe, në vend të ngjarjes ka arritur edhe policia, e cila e ka arrestuar Harryn 43 vjeçar dhe Clairen 34-vjeçare, si dhe i ka dërguar në stacion lokal policor në Durham.

Të porsamartuarve nuk u ka pëlqyer aspak kjo punë.

“Kam qarë prej loçkës së shpirtit”, shkurtimisht e ka komentuar rastin e porsamartuara zonja Arnold.

Exit mobile version