Site icon Telegrafi

Nata e ndërrimit të viteve në Shqipëri, paralajmërohen ndërprerje të shkurtra të energjisë

Nata e ndërrimit të viteve do të sjellë edhe avari në rrjetin elektrik.

Kjo është bërë e ditur nga ministrja e Infrastrukturës në Shqipëri Belinda Balluku e cila ka konfirmuar se mund të ketë ndërprerje të herë pas hershme të energjisë për shkak të mbingarkesës.

“Gjatë festave mund të ketë ndërprerje të vogla por do zgjidhen menjëherë se të gjitha grupet janë në gatishmëri”, tha Balluku.

Exit mobile version