Jude Bellingham dhuroi një intervistë emocionuese pasi u shpall fitues i Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/2024 me Real Madridin.
Të shtunën mbrëma, gjiganti spanjoll u përball me Borussia Dortmundin në finale të Ligës së Kampionëve në ‘Wembley’.
Gjatë pjesës së parë, Dortmundi kishte më shumë raste për gol, por dështuan që ta mposhtin Thibaut Courtois i cili ndali çdo gjuajte në drejtim të tij.
Në pjesën e dytë, Madridi e gjeti formën e tyre dhe pikërisht atëherë kur iu nevojit më së shumti, Dani Carvajal dhe Vinicius Junior shënuan nga një gol për rezultatin përfundimtar të takimit 2-0.
Me të përfunduar finalja, Bellingham dhuroi një intervistë të shkurtër për TNT Sports, ku nuk ia doli t’i fsheh emocionet e mëdha që kishte.
“Unë gjithmonë kam ëndërruar që të luaj në ndeshje të tilla. Ju kaloni sfida të vështira në jetë me njerëz që iu thonë se nuk mund t’ia dilni dot”.
“Ditët si këto iu bën të mendoni mbrapa. Ndonjëherë bëhet e vështirë dhe pyesni veten se a ia vlejti, por netët e tilla të bëjnë të kuptosh gjithçka. Unë isha mirë deri sa pashë nënë dhe babain tim”, u shpreh Bellingham.
“Netët si këto ku ju mund të kishit qenë në shtëpi në ora 07:00 por ju jeni jashtë deri në orën 12:00 për të më çuar në stërvitje, dhe vëllau im i vogël për të cilin mundohem të jem një model për të. Nata më e mirë e jetës time”, përfundoi anglezi./Telegrafi/