Sonte do të mbahet nata e fundit e edicionit të shtatë të festivalit të muzikës, Ngom Fest .
Pas dy netëve shumë të suksesshme, festivali do të përmbyllet me muzikë techno dhe elektronike, ku do të performojnë artistë vendorë e të huaj.
Pika kryesore e festivalit do të jetë DJ i njohur nga Berlini , Milton Bradly i njohur si Alien Rain, i cili do të performojë në skenën kryesore me fillim në ora 21:00.
Gjithashtu do të performojnë edhe shumë artistë të tjerë vendorë, fillimisht në skenën kryesore, e më pas nga ora 02:00 e mëngjesit do të zhvendosen në skenën e dytë – “Sunrise Stage”, ku kësaj radhe muzika do të vazhdojë deri në mesditën e ditës së nesërme.
Me elektronike e techno do të përmbyllet edicioni i shtatë i festivalit të muzikës Ngom Festm qe u mbajt në Kalanë e qytetit të Prizrenit.