Site icon Telegrafi

“Nata e dymbëdhjetë”, projekti i radhës në TKK

Shfaqja përbëhet me efekte të ndryshme ritmike e muzikore për të cilat Trimor Dhomi i ka përgatitur aktorët që t’i ekzekutojnë aty për aty përmes tupanëve, tingujve te zërit, këngëve që do te këndohen nga aktoret ne skenë.

Kjo është një formë e re e përgatitjes teatrale të një shfaqjeje për ne këtu në Kosovë.
Ngjarja zhvillohet në Iliri kështu që shfaqja përbehet nga elemente kombëtare shqiptare. Pos ritmeve dhe këngëve shqipe edhe kostumet përbehen nga elementet kombëtare te cilat po i përgatite kostumografia Vesa Kraja. Për skenografinë është përkujdesur Petrit Bakalli i cili ne skene ka integruar tupanët si një nga elementet kryesore.

Në shfaqje luajnë:Shkelzen Veseli,Teuta Krasniqi,Driada Matoshi,Eshref Durmishi,Ard Islami, Ylber Bardhi,Adrian Morina,Edona Rreshitaj,Lulzim Guhelli,Besnik Krapi,Armend Ismajli
Armend Baloku,Shpejtim Kastrati,Genta Retkoceri, ndërsa regjia nga Ilir Bokoshi /Telegrafi/

Exit mobile version