Telegrafi

Nasrit i konfiskohet Lamborghini, mësoni arsyen (Foto)

Ky nuk ka qenë një sezon i mirë për Samir Nasrin. Mesfushori i Manchester Cityt nuk është duke luajtur që nga muaji tetor si pasojë e një lëndimi bizar në stërvitje.

Në ndërkohë, gjërat nuk po i shkojnë mirë as në jetën e përditshme. Lamborghini i tij në vlerë prej 418.140 eurosh është konfiskuar nga policia.

Arsyeja e këtij konfiskimi është se vetura nuk ishte e regjistruar për t’u vozitur në Britani të Madhe.

Anësori, i cili pritet t’i kthehet lojës në javët e ardhshme, u desh të shkonte deri në fushën stërvitore në këmbë, pasi policët e zbritën nga vetura dhe ia morën atë. /Telegrafi/