Telegrafi

Nasri zbulon ‘fyerjen’ që ia bëri Guardiola te City

Samir Nasri po kalon në një periudhë të mirë te Sevilla.

Francezi ka shënuar tre gola në shtatë paraqitje në të gjitha garat për klubin spanjoll.

Lexo po ashtu Gjenerata rebele e Francës (Video)

“Po ndihem mirë këtë sezon sepse kisha një para-sezon me Guardiolan i cili më bëri të kuptoja disa gjëra për veten time”, ka thënë Nasri për L’Equipe.

“Si çka? Se isha një humbës”. “Ai ua ka thënë këtë? Po, disa herë. Fakti se kam bërë përgatitjet para sezonale me atë, dhe fakti se ai më shtyu mua të dyshoj te kualitetet e mia dhe të mendoja se kur vjen puna te trajnerët ai është më i miri nga më të mirë, bëri që të largohesha”, ka shtuar francezi.

Nasri kaloi te Sevilla gjatë verës në formë të huazimit një sezonal. /Telegrafi/