Site icon Telegrafi

Nasri në stilin e gangsterit, pagoi njerëz që ta rrëmbejnë Gallasin

Ish-lojtari i Arsenalit, William Gallas, ka thënë se ish-shoku i skuadrës së tij, Samir Nasri, i kishte vënë disa miq të tij që ta qëllojnë me pistoletë elektrike në vitin 2009. 

Gallas dhe Nasri kanë pasur një marrëdhënie të tensionua gjithmonë si te skuadra e tyre Arsenal ashtu edhe te Franca.

Për sjelljet e tij të këqija e kishte akuzuar edhe në librin e shkuar nga Gallas në vitin 2008.

Gallas është rrëfyer për RMC Sport, ku ka treguar një tentim rrëmbimi nga miqtë e Nastit në vitin 2009, por fati që ai ishte së bashku me disa kushërinj i shpëtoi  këtij akti.

Lexo po ashtu Gallas zgjedh formacionin me bashkëlojtarët e tij më të mirë (Foto)

“Ishim në pranë të grumbullimit me kombëtaren franceze dhe kisha dalë për drekë me disa kushërinj. Kur po dilnim, disa persona m’u afruan dhe më thanë se dëshironin që të bisedonin me mua”.

Duel mes Nastrit dhe Gallasit

“Njoha njërin prej tyre, mik i Nasrit, ndërsa pashë edhe makinën e tij pak më tej”.

“Kishim pasur një debat të ashpër për shkak se nuk më kishin pëlqyer disa komente të tij kundrejt meje, ndaj me sa dukej kishte hesape për të larë”.

“Megjithatë, pashë nga larg që njëri prej miqve të Nasrit kishte një çantë prej nga po nxirrte një pistoletë ‘taser’ (elektrike), nga ato që përdorin policët për të paralizuar njerëzit problematikë, ndaj u largova me shpejtësi dhe për fat isha me kushërinjtë, sepse përndryshe nuk e di çfarë do ndodhte”.

Gallas i bëri këto akuza ku në studio ishte dhe ish lojtari i Arsenalit, Emmanuel Petit.

Kur nuk i dhanë dorën njëri tjetrit

Nastri nuk është përgjigjur ende ndaj këtyre fjalëve.  Mbrojtësi kishte kaluar nga Arsenali te Tottenhami në vitin 2010 dhe nuk i kishte shtrënguar dorën para ndeshjes Nasrit. /Telegrafi/

Exit mobile version