Site icon Telegrafi

Nasri mund të përfundojë në Las Palmas

Nasri te Sevilla

Las Palmas është duke punuar që ta mbyll marrëveshjen me Samir Nasrin si transferim i lirë. 

‘Los Amarillos’ kanë marr lejen nga La Liga dhe federata spanjolle pasi që është liruar një vend në skuadër pas largimit të Jonathan Vieras drejt Beijing Guoan.

Francezi sezonin e shkuar ishte në huazim te Sevilla nga Manchester City.

Ai pastaj për gjysmë sezoni kaloi te klubi turk Antalyaspor, por u largua që në janar.

Lexo po ashtu Dikur njëri ndër më të mirët në botë në rolin e tij - Sot Samir Nasri është lojtar i lirë dhe në kërkim të një klubi të ri

Mesfushori 30 vjeçar ka stil të njëjtë loje me Vieran që u largua, i cili ka kaluar shtatë sezone te Arsenal dhe City në Ligën Premier.

Shumë media spanjolle e japin si të kryer marrëveshjen mes palëve.

Las Palmas ka disa emra  të njohur në skuadër si Alberto Aquilani, Emmaneul Emenike dhe Alen Halilovic.

Klubi spanjoll mban pozitën e 18 në La Liga dhe kërkon shpëtimin për sezonin e dytë me radhës. /Telegrafi/

Exit mobile version