Samir Nasri duket se nuk do të largohet nga skuadra e tij aktuale Manchester City.
Me ardhjen e Pep Guardiolës në krye të Manchester Cityt në fund të këtij sezoni nga ‘Citizens’ priten që të largohen disa lojtarë.
Midis emrave të përfolur është edhe ai i Samir Nasri, megjithatë e ardhmja e mesfushorit pritet të vazhdojë të jetë në ‘Etihad Stadium’.
Sipas ‘Daily Mirror’, trajneri katalunas ka vendosur t’i jap një mundësi 28-vjeçarit duke penguar largimin e tij.
Kështu pritet që Nasri të qëndroje edhe për sezoni 2016-2017 te Manchester City. /Telegrafi/