Anësori i Sevillas, Samir Nasri, është rikthyer edhe një herë për të folur për të kaluarën te Manchester City.
Francezi zbuloi se Pep Guardiola i kishte kërkuar të qëndrojë, por se ai nuk kishte pranuar pasi dëshironte të ndryshonte ambient.
“Kam bërë një para-sezon shumë të mirë, por dëshiroja të ndryshoja stilin e jetësm pavarësisht se Guardiola më kishte kërkuar të qëndroja”.
“Në sezonin e fundit kam pasur shumë lëndime te City dhe kështu dëshiroja të filloja një aventurë të re”.
“Më kanë kontaktuar shumë klube, por kur edhe Sevilla nuk kam pritur për asgjë”, ka thënë Nasri. /Telegrafi/