Samir Nasri është rikthyer në Manchester City pas huazimit te Sevilla.
Por duket se francezi nuk do të qëndrojë në City pasi nuk është në planet e trajnerit Pep Guardiola.
Roma është favorite për transferimin e francezit pasi drejtori sportiv Monchi e vlerëson shumë atë.
Mediat italiane raportojnë se Roma ka filluar kontaktet me Cityn për transferimin e Nasrit.
30-vjeçari gjithashtu është duke u kërkuar edhe nga Inter dhe Milan në Serie A.
Një mundësi tjetër për Nasrin është edhe transferimi në Turqi te Galatasaray dhe Fenerbahce që e duan atë. /Telegrafi/