Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se pikërisht kjo organizatë ka mbrojtur ushtarët duke njoftuar prokurorinë për fryrje të listave.
Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se së është shumë e pamoralshme të akuzohet OVL UÇK për mos mbrojtje të ushtarëve, përcjell Telegrafi.
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, thotë se kanë shpresuar që pasi ka marrë në dorë rastin prokuroria, procesi i verifikimit dhe aplikimit do të përfundojë.
“Nëse ka fajtorë për këtë çështje është prokuroria që nuk i shpejton rastet”, ka thënë më tej Haradinaj.
Haradinaj ka thënë OVL UÇK nuk është pyetur për çështjen e veteranëve.
“Ne nuk kemi as qasje monitoruese, bile jemi të përjashtuar nga procesi”, shtoi Haradinaj.
Ish-komandanti i UÇK-së ka thënë se personalisht ka nënshkruar aplikacione të ushtarëve, por thotë se të gjitha nënshkrimet i ka bërë për luftëtarët që i ka njohur./Telegrafi/