Naser Shala nuk ka marr votat e mjaftueshme të deputetëve për postin e drejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
Në këtë garë Shala kishte konkurrente Florije Kikën. As kjo e fundit nuk ka marr votat e mjaftueshme për këtë post.
Vota nuk kanë marr as Milaim Çekaj dhe Mark Buzhala të cilët kishin garuar për postin e zëvendësdrejtorit të kësaj Agjencie.
Naser Shala i cili njihet me pseudonimin e luftës “Ftyra” ka qenë i akuzuar për krime luftë në rastin “Kleçka” së bashku edhe me zëvendëskryeministrin aktual, Fatmir Limaj dhe tetë të akuzuar tjerë.
Pasi që nuk morën votat e deputetëve konkursi për këto dy poste do të përsëritet. /KP /Telegrafi/