Sipas kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani, zgjedhjet pa reforma në mediume, paraprakisht janë të dënuara të jenë të padrejta dhe jo të besueshme, kurse përgjegjësia më e madhe për bllokimin e bisedimeve bie mbi VMRO-DPMNE-në, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Selmani thekson se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Përzhinos, liderët e partive u pajtuan që të ketë reforma në mediume, që është një nga kushtet e posaçme për mbajtjen e zgjedhjeve.
Më tej, Selmani shton se zgjedhjet nuk janë bllokuar vetëm për shkak të VMRO-DPMNE-së, por edhe për shkak të qasjes jo të sinqertë të partive tjera në bisedime, si LSDM dhe BDI të cilat formalisht i mbështetën propozimet e ndërjmetësuesit Vanhoutte, por mbrapa shpine e minuan pozitën e tij./Telegrafi/