Telegrafi

Naser Selmani: Prokuroria ka biseduar me kërcënuesin, presim padi

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani pret për një kohë të shkurtë Prokuroria të dalë me padi për personin i cili e kishte kërcënuar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Disa herë ka qenë në Prokurori. Po bëhen hetime, të cilat duhet t’i bëjë Prokuroria. Në vazhdim jemi në komunikim edhe me MPB nëse duhet ndonjë ndërhyrje, si dërgim i bisedave në Facebook, të bëhet hetim se personi që kemi lajmëruar a është në të vërtetë kërcënuesi. Procedura po vazhdon dhe presim në një të ardhme të afërme të mbyllet rasti dhe të dilet me padi deri te Gjykata, tha Selmani.

Sipas tij, Prokuroria vetëm se ka mbaruar biseda me personin e lajmëruar. /Telegrafi/