Në konferencën për shtyp, kreytari i SHGM-së, Naser Selmani, akuzoi koalicionin qeveritar, VMRO-DPMNE – BDI, se janë kundër lirisë së Maqedonisë, civilizimit dhe demokratizimit të vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, për deputetët e koalicionit qeveritar nuk është e rëndësishme se çfarë thotë Kushtetuta, e cila garanton lirinë e mediave, por u intereson ajo çfarë urdhëron Gruevski dhe Ahmeti. Më tej, Selmani shtoi se këto parti, as që e morën mundin të debatojnë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbime mediale audio dhe audio-vizuele.
Selmani falenderoi për mbështetje deputetin e pavarur, Zulfi Adili dhe deputetin nga diaspora të VMRO-DPMNE-së, Risto Mançev, duke theksuar zhgënjimin edhe për lojën e dyfishtë të deputetëve të PDSH-së./Telegrafi/