Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zgjedhur kryesinë e re, katër nënkryetarët dhe sekretarin e partisë.
Në kryesinë e re, të propozuar nga kryetari Lumir Abdixhiku, nuk janë përfshirë ish-nënkryetarët e partisë Agim Veliu dhe Haki Rugova.
Ndaj kësaj ka reaguar anëtari i LDK-së, Naser Rugova.
Në një shkrim në Facebook, ka hedhur akuza ndaj Abdixhikut.
Rugova, kryesinë e re të LDK-së e ka quajtur ndër me të dobëtën në histori të partisë.
“Kryesi më të dobët, LDK nuk ka pasur kurrë. Reciklim i partisë ORA, distancim nga presidenti Rugova, tentim transformim i partisë në servis të RINVEST-it. TURP!”, ka shkruar Rugova, njofton Telegrafi.
Lista e kryesisë së re të LDK-së ku përfshihen, kryetari, katër nënkryetarët, sekretari organizativ, kryetarja e Forumit të Gruas dhe kryetari i Forumit të Rinisë.
Kryetar: Lumir Abdixhiku
Nënkryetarë: Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Quni si dhe Shqipe Mjekiqi
Sekretar: Imri Ahmeti
Anëtarë:
Kujtim Shala
Avdullah Hoti
Hykmete Bajrami
Arben Gashi
Armend Zemaj
Sibel Halimi
Doruntinë Maloku
Ekrem Hyseni
Ardian Shala
Xhafer Tahiri
Alban Zogaj
Vlora Dumoshi
Safet Kamberi
Brikenda Kryeziu
Fadil Krasniqi
Sokol Haliti
Teuta Sahatqija
Valon Murtezaj
Besian Mustafa
Lutfi Zharku
Muhamet Hamiti
Faton Bislimi
Rrezarta Krasniqi
Ilir Ferati
Besa Gaxherri
Kryetare e Forumit të Gruas: Lirije Kajtazi
Forumit Rinor: Fidan Rekaliu