Telegrafi

Naser Rafuna nis bashkëpunimin me yjet turke (Foto)

Aktorin shqiptar shumë shpejt mund ta shohim përkrah yjeve të filmave turk.

Kështu së paku ka bërë të ditur Naser Rafuna përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale të Instagramit.

“Diçka e re po vjen…Me Safak Sezer dhe Aydemir Akbas”, ka shkruar ndër të tjerash Rafuna në Instagram, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se për çfarë projekti bëhet fjalë, por dyshja turke mbahet mend për rolet në filmin “Kolpaçino: Bomba”.

Ndërkohë, Rafuna është duke vazhduar të paraqitet në serialin e mirënjohur shqiptar, “Ça ka shpija” me rolin e Xhek Setrës. /Telegrafi/

Safak Sezer

Aydemir Akbas