Naser Rafuna ka rikujtuar një prej skenave më të njohura filmike përmes disa pozave të publikuara në Instagram.
Aktori, i cili e konsideron Robert de Niron si një “mësues”, ka risjellë thënien e famshme nga filmi “Taxi Driver”.
“U talkin to me”, është përshkrimi i imazhit që i referohet skenës së njohur nga filmi i vitit 1976. Ndërkaq, në imazh janë përfshirë tri portrete të aktorit.
Në skenë, Travis Bickle (De Niro) shikohet në pasqyrë teksa imagjinon një konfrontim, gjatë të cilit mund t’i jepet rasti ta nxjerrë armën.
Në një prononcim për 40 vjetorin e filmit, De Niro ka thënë se gjatë këtyre viteve së paku një herë në ditë dikush ia ka përsëritur thënien: “You talkin’ to me?”, e të mos flasim sa herë është shfrytëzuar në përditshmëri nga aktorët apo njerëzit e zakonshëm, si edhe në kudër të filmave të tjerë.
Në videon e mëposhtme mund ta shikoni skenën nga filmi “Taxi Driver”. /Telegrafi/