Telegrafi

Naser Osmani prish ‘pastërtinë’ e listës së koalicionit rreth LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka renditur të 22-tin në listën e kandidatëve për deputetë personin me aktakuzë Naser Osmani.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar në media se lista e LDK-së nuk ka asnjë person ndaj të cilit është ngritur aktakuzë apo është nën hetime.
Por në listën zyrtare të LDK-së figuron Naser Osmani i cili është duke u përballur me një proces gjyqësor pasi është i akuzuar në nëj rast të privatizimit të një fabrike në Podujevë në kohën kur ishte anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Aktakuza ndaj Osmanit ka të bëjë me privatizimin e fabrikës ‘FAN” në Podujevë. Përveç tij, të akuzuar janë edhe shtatë persona të tjerë./Kallxo.com/