Site icon Telegrafi

Naser Makolli është i paraburgosuri që vdiq sot, shoku i dhomës së Astrit Deharit

I paraburgosuri që ndërroi jetë sot në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, është Naser Makolli.

Siç merr vesh Telegrafi, Makolli ka qenë edhe ish-cimer dhome me aktivistin e ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Deharin.

Lexo po ashtu I paraburgosuri që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, dëshmitar kryesor në rastin Dehari?

Ai ishte transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan pas vdekjes së Deharit, me të cilin e kishte ndarë dhomën e burgut.

Makolli kishte folur për Deharin pas vdekjes së tij. Ai kishte thënë se Dehari ka qenë i sjellshëm dhe i shoqërueshëm.

Ai madje kishte treguar momentin kritikë kur e kishte gjetur të shtrirë për toke Deharin, i cili në gojën e tij kishte pasur një shishe të plastikës.

Naser Makolli ka ndërruar jetë sot në QKMF në Lipjan, edhe pse ishte reanimuar por nuk kishte mundur të mbijetonte.

Lexo po ashtu Vdes i paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan

I ndjeri ka qenë i dyshuari kryesor për vrasjen e 22 vjeçarit nga Suhareka, Egzon Mazreku. Vrasja kishte ndodhur më 27 janar të këtij viti në fshatin Sopi të Suharekës, ku persona të armatosur kishin qëlluar mbi Egzon Mazrekun dhe babanë e tij, Naimin./Telegrafi/

Exit mobile version