Telegrafi

Naser Hoxhaj ka nevojë për ndihmën e qytetarëve

Naser Hoxhaj, 43 vjeçar nga fshati Strellc komuna e Deçanit vuan nga helmimi në gjak dhe ka nevojë për ndihmën e qytetarëve në mënyrë që ta kryejë operacionin në Turqi.

Hoxhaj ishte kafshuar nga gjarpri dhe pas kësaj nuk është kuruar.

Si pasojë, atij i është helmuar gjaku në trup dhe aktualisht është duke u trajtuar në një spital në Stamboll të Turqisë.

Mjekët në Stamboll i kanë thënë se duhet t’i nënshtrohet një operacioni për t’ia pastruar gjakun dhe veshkën.

Ky operim do t’i kushtojë mbi 100.000 euro, andaj ai shpreson në njerëzit e vullnetit të mirë që ta ndihmojnë financiarisht.