Gjahtari i dinosaurëve, Ray Stanford ka njoftuar lokacionin e gjurmës së dinosaurit të zbuluar javën e kaluar. Ai e ka gjetur saktësisht në territorin e Qendrës së Fluturimit Goddard Space të NASA-së. Sipas Stanford, gjurma i takon Nodosaurit, lloj i mbuluar me gjemba dhe me katër këmbë.
“Shkenctarët e hapësirës janë dukë ecur në vendin e saktë ku para 110 deri në 112 milion vjet më parë kanë ecur këta dinosaur të mëdhenj e të rëndë.” ka thënë Stanford.
Zbulimi i shkenctarit është konfirmuar nga David Weishampel, autor i librit “Dinosaurët e bregut të lindjes”. /Telegrafi/