Site icon Telegrafi

NASA teston veshjet për Mars në Antarktik

Rrobat NDX-1 i ka dizajnuar inxhinieri argjentinas Pablo de Leon, ndërsa njeriu në to mund t’i rezistojë ftohtit ekstrem dhe erërave me shpejtësi 75 km/h.

Veshjet do t’u shërbejnë hulumtuesve në marrjen e mostrave të dheut në Planetin e Kuq- njofton Reuters.

“Kjo është hera e parë që veshjet i kemi ekspozuar ndaj kushteve aq ekstreme dhe të izoluara”, ka thënë De Leon pas kthimit nga ekspedita njëmujore.

Prototipi i veshjeve kushton 100.000 dollarë, ndërsa është i ndërtuar nga 350 materiale të ndryshme.

De Leon ka thënë se Antarktiku ka qenë vend i shkëlqyer për të testuar kualitetin e këtyre veshjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version