Lajmi është bërë i ditur nga gazeta “Astrophysical”, e cila duke i’u refereuar burimeve zyrtare të NASA-s, shkruan se ky shpëthim fuqishëm ka ndodhur në Prill të vitit 2009 dhe është regjistruar nga teleskopi Swift, një mjet shumë i fuqishëm që arrin të shohë objektet përmes teknologjisë me rreze gamma.
Sipas shkëncëtarëve, ky shpërthim kaq i fuqishëm vjen 520 milion vite pas Big Bang. “Duhet të ketë qënë një Yll shum i madh. Mbase, 30 herë më i madh se Dielli”, – ka deklaruar Dr. Antonino Cucchiara nga Universiteti i Kalifornisë.
Pavarësisht se zoti Cucchiara thekson se shpërthime të tilla janë shumë procese të dhunshme, pasi shkatërron sistemin përreth, do të duhen të paktën 13 miljardë vjet që vala e shpërthimit të prekë Tokën.
Të dhëna të detajuara për shpërthimin e këtij Ylli, do të bëhen publike në një shkrim të gjatë që pritet të publikohet në ditët në vijim në gazetën “Astrophysical”./Telegrafi/