A keni menduar ndonjëherë se si duket një uragan nga hapësira?
Nëse jo, NASA ndau të hënën imazhe të uraganit Ian, i cili u kap nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Në atë kohë, stuhia ishte në Detin perëndimor të Karaibeve, afër Kubës.
Dhe sipas informatave të fundit, uragani Ian po shkon drejt bregut jugperëndimor të Floridës si një stuhi e fuqishme e kategorisë 4.
#HurricaneIan was pictured from the space station on Sept. 26, 2022, as the storm was just south of Cuba gaining strength and heading toward Florida. pic.twitter.com/LBDLTP7J6N
— International Space Station (@Space_Station) September 27, 2022
Ndërkohë bëhet e ditur se shteti i Floridës ka 160,000 konsumatorë pa energji elektrike, sipas PowerOutage.us.
Deanne Criswell, administratore e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, i tha CNN New Day të mërkurën se uragani Ian do të ketë ndikime katastrofike dhe paralajmëroi njerëzit që nuk janë evakuuar për t’u siguruar që po e vendosin veten dhe familjet e tyre në një vend të sigurt.
“Kjo do të ketë ndikime katastrofike, dhe jo vetëm aty ku do të shohim stuhinë të bjerë në tokë, por gjithashtu jemi vërtet të shqetësuar për të gjitha përmbytjet në brendësi, sepse po sjell me vete shumë shi”. /Telegrafi/