Telegrafi

NASA planifikon të mbjellë patate në Mars

Njerëzit duhet të ushqehen me diçka, e artikulli ideal për t’u mbëltuar në kushte jashtëtokësore, sipas mendimit të shkencëtarëve, është patatja.

Qendra peruane për kultivimin e patates (CIP) dhe NASA aktualisht po studiojnë se cila nga 4.500 llojet e kësaj bime është më e përshtatshmja për kultivim në planetin e Kuq, transmeton Koha.net.

Shkencëtarët në laborator do të riprodukojnë kushtet atmosferike të Marsit duke shfrytëzuar tokën nga shkretëtira peruane Pampas de la Hoja, e cila ka kushte pothuaj identike sikur ajo me atë në Planetin e Kuq.

Nëse eksperimenti ka sukses, NASA në Mars por dhe në planetë të tjerë një ditë do të ndërtojë kupola për kultivimin e patateve sikur në filmin”Marsian” të Redley Scott.