Site icon Telegrafi

NASA me zgjidhje për një nga kërcënimet më të mëdha për njerëzimin: 10 kilometra shpim në tokë, në Yellowston! (Video)

BBC të enjten ka publikuar paralajmërimin e NASA-s për një nga kërcënimet më të mëdha që mund të fshijë njerëzimin nga faqja e dheut. Në fakt, nën Parkun Kombëtar Yellowstone në Shtetet e Bashkuara, është një vullkan i madh – një nga kërcënimet më të mëdha natyrore për njerëzimin.

“Kam qenë anëtar i Këshillit Konsultativ të NASA-s që ka hulumtuar mënyrat për të mbrojtur Tokën nga asteroidet dhe kometat. Kam ardhur në përfundim se kërcënimi i super-vullkanit në Yellowstone është dukshëm më i madh se rreziku nga asteroidet ose kometat”, ka thënë studiuesi Brian Wilcox, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Dhjetë gjërat që mund ta shkatërrojnë jetën në Tokë (Video)

Në Tokë janë rreth 20 super-vullkane, ndërsa shpërthimet e tyre ndodhin mesatarisht një herë në çdo 100 mijë vjet. Një nga kërcënimet më të mëdha për njerëzimin që mund të shkaktojë shpërthimi, është uria. Në vitin 2012, OKB vlerësoi se për shkak të dimrit të gjatë vullkanik, që do të ndodhte pas shpërthimit, furnizimi me ushqim për njerëzimin zgjat veç 74 ditë.

Lexo po ashtu Shpërthimi i vullkanit do të mund të shkatërronte dy të tretat e SHBA-ve

Shkencëtarët e NASA-s kanë arritur në përfundimin se mund të parandalojnë shpërthimin e super-vullkanit, me ftohje. Madhësia e vullkanit, si në Yellowstone, është një gjenerator gjigand i ngrohjes, që liron 60 deri 70 për qind të nxehtësisë në atmosferë. Pjesa tjetër mblidhet nën sipërfaqen e magmës. Kur ngrohja e akumuluar arrin nivel të caktuar, shpërthimi do të jetë i pashmangshëm.

Lexo po ashtu Për shkak të shpërthimit të super-vullkanit, amerikanët fshehtas përgatitin evakuimin!? (Video)

NASA vlerëson se është e nevojshme për të rritur shkarkimin e nxehtësisë nga brendësia e Yellowstonet me 35 për qind, për të shmangur “super-erupsionin”. Shkencëtarët besojnë se mënyra më e mirë është për të shpuar deri në 10 kilometra në thellësi të vullkanit dhe që çdo ditë të lirohet ngrohja nga aty.

Lexo po ashtu Xhirimi që frikësoi amerikanët (Video)

Nga fundi i qershorit ndodhën qindra tërmete në Yellowstone, për çka kishte frikë nga katastrofat. Megjithatë, Jacob Lowensterd nga USGS ka thënë: “Edhe nëse së shpejti ndodh ndonjë shpërthim, nuk do të jetë super-erupsion me pasoja katastrofike”. /Telegrafi/

Exit mobile version