Telegrafi

NASA konfirmon: Në gjithësi zbulohet “Toka e Re” (Foto/Video)

NASA ka bere të ditur sot se planeti tjetër është më i vjetër dhe më i madh se planeti ynë. Ndërsa, ka më pak ujë, transmeton Telegrafi.

Planeti është zbuluar me Teleskopin Hapësinor Kepler. Është 1.5 herë më i madh se Toka, me orbitë të ngjashme me atë të planetit tonë dhe me Sistem “Diellor” përafërsisht të njëjtë. Është gjashtë miliardë vite i vjetër dhe absorbon 10 për qind më shumë energji se Toka. Mendohet se në sipërfaqe të planetit ka jetë, ose ka pasur në një kohë të caktuar.

Planeti i ri quhet Kepler-452b, ndërsa rrotullimin në orbitë rreth yllit të sistemit të saj e bën për 385 ditë, pra 5 për qind më shumë se Toka. Temperatura është e njëjtë si këtu, ndërsa është 20 për qind më e shndritshme.

Kepler 452B plotëson të gjitha kushtet për të qenë një planet ku mund të zhvillohet jeta. Ndërsa, ndodhet në yjësinë Cygnus, 1400 vite dritë larg Tokës. Nga NASA ky planet quhet “Kushëriri më i madh”.

Për më shumë rreth këtij planeti, klikoni: KËTU. /Telegrafi/