Telegrafi

NASA i ofron Bieberit udhëtim në gjithësi

Këngëtari kanadez ka deklaruar se dëshiron të bëhet artisti i parë që do të mbajë një koncert në gjithësi, ndërsa NASA dëshiron t’ia plotësojë pjesërisht këtë dëshirë.

“Dua të mbaj koncert në gjithësi”, ka shkruar Bieber në Twitter para disa ditësh.

“Ndoshta mund të të ndihmojmë rreth kësaj. Turneu nëpër botë dhe vazhdimi i saj?”, kanë reaguar nga NASA.

18-vjeçari aktualisht gjendet në Britani të Madhe ku po i vazhdon koncertet e tij, si pjesë e turneut evropian, “Believe”. /Telegrafi/